Sa kushton BMW e Fatmir Limajt?

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve që kanë poste publike.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një banesë banimi prej 68 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë eurove, të përfituar në vitin 1981.

Një shtëpi tjetër po ashtu në pronësi të përbashkët prej 300 metra katrorë dhe në vlerë prej 250 mijë eurove.

Dhe ka deklaruar një tokë prej 13 hektarë në vlerë prej 500 mijë eurove, në pronësi të përbashkët.

Limaj ka deklaruar se ka një makinë ‘BMW’ në vlerë prej 10 mijë eurove të blerë në vitin 2018.

Për dallim nga viti i kaluar, kur Limaj kishte deklaruar se ka para të gatshme në bankë 6,985 euro, këtë vit ai ka deklaruar se ka para të gatshme në bankë 11,300 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka 520 euro.

Limaj merr pagë mujore prej 1,356 euro nga Kuvendi, ndërsa bashkëshortja e tij nga një bankë private merr pagë mujore prej 450 eurove.