Nënkryetari i Gjykatës me veturë 24 mijë euro

553 mijë e 500 euro ka vlerë pasuria e pa luajtshme e nënkryetarit të Gjykatës së Prishtinës, gjykatësit Arben Hoti.

Me 65 mijë euro Hoti e ka llogaritur një banesë me sipërfaqe 85 m2, ndërsa shtëpinë të cilën ka thënë se e ka në bashkëpronësi me gruan e tij, Hoti e ka vlerësuar me 158 mijë e 500 euro.

Gjykatësi në formularin për deklarimin e pasurisë e ka deklaruar edhe një shtëpi të përbashkët familjare 600 m2 e me vlerë 330 mijë euro.

Arben Hoti e ka deklaruar edhe veturën e tij e cila kap vlerë 24 mijë euro si dhe mobiliet e shtëpisë të cilat i ka vlerësuar me 16 mijë e 152 euro.

Gjykatësi Hoti po ashtu ka thënë se në bankë ka të kursyera 1 mijë e 326 euro.

E për ta blerë shtëpinë që e ka në bashkëpronësi me gruan e tij e cila ka vlerën 158 mijë e 500 euro, Arben Hoti ka deklaruar se një pjesë të parave i ka marrë kredi në bankë, shumën prej  100 mijë eurove me afat të kthimit për 8 vite, ndërsa për 58 mijë e 500 eurot e tjera ka thënë se i ka poseduar nga kursimet familjare.