Meraklit e troftës, Komunarët e Mitrovicës hanë rreth 200 peshq
Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës po dalin se janë të pasionuar pas peshkut, e veçanërisht të troftës.
Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare, KALLXO.com ka analizuar faturat e shpenzimeve ku kemi numëruar peshqit që zyrtarët e kësaj komune i ka ngrënë.
Janë 194 peshqi, shumica prej tyre e llojit të troftës, e në disa raste të emëruar vetëm si peshqi që janë ngrënë nga komunarët e Mitrovicës.
Mund të ketë edhe më shumë të tillë të ngrënë, mirëpo në disa prej faturave të cilat KALLXO.com i ka marrë nga Komuna e Mitrovicës përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, nuk shihen për shkak të skenimit të dobët.
Ndërsa në disa fatura tjera nuk është i vendosur kuponi fiskal, por vetëm fatura e rregulltë në të cilën i vetmi detaj që jepet është emërtimi me togfjalëshin “Ushqim + pijë”.
Trofta në vendin ku hanë këta zyrtarë kushton 4 euro, përveç një rasti të veçantë ku e ka gjetur KALLXO.com, që 1 peshk ka kushtuar 5 euro.
Nëse i mbledhim shpenzimet e buxhetit të komunës vetëm për peshqi, del se xhepi i komunës është zvogëluar për 764 euro vetëm për troftë.
Faturat janë të 6 mujorit të fundit të 2017 dhe 6 mujorit të parë të 2018.
KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të publikohet shpenzimet e drekave dhe darkave nga kryetarët dhe zyrtarët e tjerë të komunave të Kosovës.
Drekat ku komunarët e Mitrovicës kanë porositur troftë.
22 dhjetor 2017
Troftë e hapur 2×4 = 8 euro
27 nëntor 2017
Peshk 10×4= 40 euro
26 korrik 2018
Trofte e hapur 7×4= 28 euro
7 dhejtor 2017
Troftë 10×4= 40 euro
7 qershor 2017
Peshk 12×4= 48 euro
5 dhejtor 2017
Trofte 4×4= 16 euro
22 dhjetor 2017
Trofte 1×4 = 4 euro
18 prill 2018
Troftë 5×4= 20 euro
12 korrik 2018
Troftë 4×4= 16 euro
6 korrik 2018
Troftë 2×4= 8 euro
20 maj 2018
Troftë 7×4= 28 euro
21 qershor
Troftë 1×4= 4 euro
27 shkurt
Troftë 9×4= 36 euro
11 dhjetor 2017
Troftë 4×4= 16 euro
19 janar 2018
Trotë 3×4=12 euro
20 janar 2018
Troftë 1×4= 4 euro
8 nëntor 2017
Peshk 4×4= 16 euro
7 mars 2018
Peshk 3×5= 15 euro
18 maj 2018
Troftë 9×4= 36 euro
24 shkurt 2018
Trotë 13×4= 52 euro
29 nëntor 2017
Troftë 4×4= 16 euro
11 qershor 2018
Troftë 4×4= 16 euro
29 nëntor 2017
Trotë 5×4= 20 euro
19 dhjetor 2017
Trotë 3×4= 12 euro
30 mars 2018
Peshk 12×4= 48 euro
17 nëntor 2017
Troftë 4×4= 16 euro
13 qershor 2018
Troftë 5×4= 20 euro
14 mars 2018
Trofta 5×4= 20
16 shkurt 2018
Trofta 7×4= 28
26 dhjetor 2017
Trofta 2×4= 8
7 maj 2018
Trofta 4×4= 16
8 mars 2018
Trofta 10×4= 40
14 dhjetor 2017
Trofta 7×4= 28
7 qershor 2018
Trofta 5×4 20
2 korrik 2018
Peshk 3×4= 12
21 prill 2018
Peshk 3×4= 12
Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.