Kryetari i Suharekës 'pa asnjë cent në xhep'

Megjithëse ka pasuri të paluajtshme  rreth gjysmë- milioni kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj nuk ruan para në ndonjë bankë të Kosovës.

Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ai ka rreth 560 mijë euro pasuri të paluajtshme. Në këtë pasuri përfshihen shtëpi, truall, ara dhe dy banesa.

I pari i komunës së Suharekës po ashtu ka edhe një veturë në vlerë 10 mijë euro, që sipas tij e ka blerë me të hyrat personale. Muharremaj megjithatë nuk ka deklauar nëse ka ndonjë biznes apo obligim financiar.

Ai nuk ka deklaruar asnjë cent para të gatshme.

Kurse të hyrat vjetore i ka vetëm nga pozita si kryetar i komunës që prekin shumën 15 mijë e 877 euro.

Në total pasuria e tij e deklaruar është 585 mijë e 877 euro.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.