Hotelet e shtrenjta të këshilltarëve të Behgjet Pacollit

Shumat e përcaktuara nga shteti për shpenzim në hotele gjatë vizitave zyrtare nuk dolën të mjaftueshme për dy këshilltarë të ish-zëvendëskryeminsitrit Behxhet Pacolli.

Jetlir Zyberaj që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë këshilltar i pacollit  harxhoi  3 mijë e  260 euro e 62 cent për fjetje në hotele të SHBA-së për vizitën zyrtare që zgjati 12 ditë , nga 26 nëntor deri më 11 dhjetor në vitin 2011.

Zyberaj kishte marrë pjesë në vizitë zyrtare bashkë me Zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli në SHBA për konferencën e investitorëve në Houston, takime kongresmenë në Washington dhe New York dhe konferencën e vendeve të CARICOM-it.

Në faturat zyrtare të sigurara nga KALLXO.com, Behxhet Pacolli kishte dërguar email për të arsyetuar tejkalimin e shpenzimeve të hotelit.

Zyberi kishte qëndruar në pesë hotele të ndryshme në kuadër të kësaj vizite.

Ngjashëm, në një vizitë tjetër zyrtare, Zyberaj udhëtoi për në New York në pjesëmarrje në punimet e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Zyberaj shpenzoi 3 mijë e 227 euro e 94 cent për këtë vizitë shtatë ditore ku gjithashtu kishte tejkaluar shpenzimet e parapara për akomodim.

Në këtë vizitë, Zyberaj kishte qëndruar në hotelin ‘Intercontinental’ nga 18 deri më 30 nëntor 2011.

Bashkë me Zyberajn në asamble kishte shkuar edhe këshilltari tjetër i Pacollit, Kushtrim Bajrami.

Bajrami shpenzoi  3 mijë e 616 euro  e 03 cent në shpenzimet e fjetjes në udhëtimin zyrtar në SHBA që zgjati 7 ditë.

Edhe ky këshilltar kishte dërguar email ku arsyeton tejkalimin e shpenzimeve të hotelit me arsyetimit se çmimet ishin të larta në kohën dhe vendin ku kishin shkuar.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

ETIKETA

10 Shtator 2018 - 08:47

Doruntina Baliu 10/09/2018 - 08:47
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Send this to a friend