Kabineti i Kadri Veselit harxhon 300 euro për peshk

Në darkën e stafit të kabinetit të Kadri Veseli ishin shpenzuar mbi 300 euro, ku kryesisht ishin konsumuar ushqime deti.

Në këtë darkë ndër tjera ishin konsumuar karkaleca në tigan, rizoto me karkalec, fleto levreku dhe fileto salmoni.

Një ditë pas festës së ditës së Flamurit, më 29 nëntor, në Garden, stafi i Veselit kishin

“Gjeni të bashkangjitur faturat me rastin e shtrimit të darkës (darkë pune) të stafit të Kabinetit me stafin e partnerëve të Kuvendit”, thuhet në email-in dërguar Sekretarit të Kuvendit.

Në këtë darkë ishin konsumuar 6 salla në vlerë 24 euro; 3 antipasta ballkanese në vlerë 18 euro; 2 carpaccio kau në vlerë 16 euro; 2 karkaleca në tigan në vlerë 12 euro; 1 rizoto me karkalec në vlerë 6 euro; 3 biftek vici në vlerë 36 euro; 2 fleto levreku në vlerë 18 euro; 5 fileto salmoni më vlerë 60 euro; 1 fleto pule në vlerë 6 euro; 2 garden rampostek me rukolla në vlerë 20 euro.

Në këtë faturë janë konsumuar edhe 14 ujë Panna në vlerë 35 euro dhe 2 ujë san pelegrino në vlerë 6 euro. Po ashtu janë koumuar edhe coca cola, schëeppes tonic dhe bitter limon, në total 10 euro. Si dhe 5 tortë në vlerë 16 euro.

Në total fatura e datës 29 nëntor 2017 e lëshuar në orën 22:47 është 310 euro e 80 cent.

BIRN do të publikojë faturat e Kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe kabinetit të tij për një vit, që nga shtatori 2017 deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Ndryshe, në gusht BIRN ka publikuar dosjen e faturave të Hashim Thaçit dhe kabinetit të tij.