Mishi i prishur

Dosja e Prokurorisë - Mishi i prishur u transportua me Golf 2

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj tre personave nën dyshimet se tentuan të shisnin për konsum produkte të dëmshme ushqimore.

Sipas Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve M. B., pronari i lopës së sëmurë kishte tentuar ta shëronte lopën e sëmurë dy herë, mirëpo sëmundja e lopës ishte e pa shërueshme.

Duke e parë këtë M.B., kishte vendosur që lopën e sëmurë ta shiste, dhe për këtë qëllim si blerës të mundshëm e kishte thirrur Sali Shkuliqin.

Sali Shkuliqi së bashku me R.Sh. kishin shkuar në Trestenik për ta blerë lopën.

Lopa e sëmurë sipas Prokurorisë u ble 400 euro dhe u ther në stallën e shitësit M.B. në fshatin Trestenik të Pejës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pasi e kishin prerë e kishin futur në Golf 2 dhe e kishin transportuar tek lokali i Sali Shkuliqit, mish i cili pas kontrollit të policisë në të njëjtin vend u gjet, u konfiskua dhe u asgjësua.

KALLXO.com raporti se i dyshuari për skandalin me mishin e prishur ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër

Sali Shkuliqi, personi të cilit iu zunë mbi 1000 kilogram mish i prishur është i njohur për organet e drejtësisë.

Ndaj tij janë zhvilluar disa procedura penale pikërisht për të njëjtën vepër penale.

Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij pikërisht për këtë vepër penale edhe më parë.

Duke vendosur sipas asaj aktakuzës, Gjykata Themelore në Pejë, e kishte dënuar Sali Shkuliqin me tre muaj burgim me kusht për periudhë verifikimi 1 vjeçare.

Pikërisht gjatë periudhës së verifikimit të njëjtit në lokalin e tij i janë gjetur mbi 1000 kilogram mish i prishtë I cili kishte për qëllim të shitej në treg.

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-skandalin-e-mishit-te-prishur-ne-peje-ishte-i-denuar-per-te-njejten-veper-nga-gjykata/

.