
I dyshuari per skandalin me mishin e prishur ne Gjykaten e Pejes - FOTO KALLXO - 18.01.2019
I dyshuari për skandalin me mishin e prishur sillet në Gjykatë
S.Sh., i dyshuari për skandalin me mishin e prishur në Pejë, është sjellë në Gjykatë, kur edhe pritet të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë sipas kërkesës së Prokurorisë, e cila ka kërkuar paraburgimin tij.
KALLXO.com raportoi se një informatë nga një qytetar se në një fermë ishte marrë një kafshë e ngordhur bëri që Policia të intervenojë menjëherë.
Aksioni kishte rezultuar me zbulimin e një kasaphane nën kushte të tmerrshme higjienike me sasi të mëdha të mishit të prishur, i cili po bëhej gati të nxirrej në treg dhe t`u servohej qytetarëve për konsum.
Brenda atij objekti u gjeten 1089.40 kg mish i prishur dhe një sasi e konsiderueshme e produkteve të mishit të ngrira, tymosura në kushte aspak të mira higjienike.
Nën dyshimet për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, dje policia arrestoi tre persona të cilëve ju është gjetur mishi i prishur i gatshëm të shitej për konsum.
Prokuroria ndaj njërit prej tre personave të arrestuar kërkoi edhe masën e paraburgimit.
Fjala është për të dyshuarin S.Sh., i cili pritet të dalë sot para Gjykatës në Pejë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.
Mishi i prishur i cili u kap dje pas konstatimit nga Inspektorati i veterinës është asgjësuar.
https://kallxo.com/skandali-me-mishin-e-prishur-komuna-e-pejes-pa-inspektor-te-veterinarise-per-inspektime/
https://kallxo.com/pamje-shokuese-nga-kasaphana-e-lopeve-te-ngordhura-ne-peje/
https://kallxo.com/pejanit-i-konfiskohen-mbi-nje-mije-kilogram-mish-te-prishur/
https://kallxo.com/lopa-e-ngordhur-ishte-trajtuar-nga-veterinari-foto/