Deputetja e PDK-së: Alfa dhe Omega e politikëbërjes së VV-së është Hashim Thaçi

Pas fjalës së deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila tha se deputetja Ganimete Musliu po amniston AUV-in nga përgjegjësia, kjo e fundit në replikën e saj tha se gjithë politikëbërja e VV-së sillet rreth Presidentit.

“Qe sa vite jam në politikë dhe e kam pa që alfa dhe omega e politikëbërjes së Vetëvendosjes është Hashim Thaçi. Bota juaj sillet komplet rreth Hashim Thaçit’, tha Musliu.

Ajo tha se nuk e ka amnistuar askënd, ka qenë kritike, por ajo nuk mund të luajë rolin e prokurorit e gjykatësit.

Deputetja Haxhiu në fjalën e saj tha se Musliu amnistoi AUV-in nga përgjegjësia, agjenci që sipas saj kontrollohet nga Thaçi.

“Sa ishte kryeministër Hashim Thaçi, AUV-i nga Ministria e Bujqësisë, kaloi në Zyrën e Kryeministrit. Ai [Hashim Thaçi] e mbajti në kontroll të plotë këtë agjenci dhe shkeljet aty bëhen nga personat e lidhur me PDK-në”, tha Haxhiu.

Në fillim të debatit parlamentar për skandalin me mishin e prishur, deputetja Ganimete Musliu tha se ky mish nuk ka hyrë në Kosovë, ngase sipas saj këtë e ka parandaluar AUV-i.

http://kallxo.com/ganimete-musliu-mishi-i-prishur-nga-belgjika-nuk-hyri-ne-kosove/