Takimi i presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Foto: La Libre

Detajet nga biseda mes Macron dhe Vuçiq për Kosovën

Franca insiston që problemi i Kosovës të zgjidhet përpara anëtarësimit të Serbisë në BE, raporton ‘La Libre’ .

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi të martën se Serbia nuk do të “hyjë automatikisht” në Bashkimin Evropian në vitin 2025, datën e përmendur për pranimin e saj dhe se së pari duhet të përmbushë disa kushte.

“Nuk mendoj se duhet ta shohim këtë datë si një kriter automatik”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij serb, Alexsandar Vuçiq në Pallatin Elysee.

“Nëse nuk bëhet asgjë nga ato për të cilat është rënë dakord në agjendën e negociatave deri në vitin 2025, Serbia nuk ka shanse të jetë pjesë e Bashkimit Europian”, tha ai.

Në nëntor, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përmendi pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi, vendeve që kanë përparuar në negociata, deri në vitin 2025.

Presidenti serb ka vendosur të ketë sukses.

“Ne duhet të kuptojmë një gjë: nuk do të jemi në gjendje të jemi pjesë e BE-së para se të zgjidhim çështjen me Prishtinën, para se të reformojmë sistemin tonë gjyqësor, para se të zgjidhim çështjet e sundimit të ligjit dhe të gjithë pjesën tjetër … a do të jemi pjesë e saj? “Unë do të luftoj për të arritur atje”, tha Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb ka përgëzuar gjithashtu Francën për fitoren e saj kundër Kroacisë në finalen e futbollit të ‘Kupës së Botës’.

“Është e qartë se Serbia, populli serb ndanë me ju gëzimin e kësaj fitoreje të madhe”, tha ai në frëngjisht.

BE kërkon një marrëdhënie të standardizuar midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, sovraniteti i Kosovës mbetet një tabu politike në Serbi.