Flora Brovina

Deputetja e PDK-së e shqetësuar për gjuhën e deputetëve

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, në seancën e parë të Kuvendit për këtë vit ka shprehur shqetësimin e saj për “gjuhën politike” të përdorur nga kolegët e saj në Kuvend.

Ajo kërkoi që rivaliteti politik të mos shprehet me ofendime.

“Dua të flas për një shqetësim që po më shtohet ditë për ditë. Një dukuri që ka filluar të shfaqet më të madhe. Bëhet fjalë për gjuhën politike në Kuvendin e Kosovës. Jo vetëm nga mediat dhe Facebook-ut po gjuha politike e papërshtatshme po bëhet më e rëndë. Është e paargumentuar dhe e pabazuar. Po e fyejmë rëndë njëri-tjetrin po e etiketojmë njëri tjetrin si tradhtar dhe kriminelë, vetëm pse i kemi rivalë politik”, tha deputetja.

Brovina kërkoi një komunikim më njerëzor dhe intelektual mes deputetëve.