Arbërie Nagavci e Teuta Haxhiu. Foto: Kallxo.com

Deputetja- deputetes: Ti je budallaqe! (VIDEO)

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci (LVV) dhe Teuta Haxhiu (AAK) janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ku po diskutohej për grevën e mësimdhënësve.

Deputetja Arbërie Nagavci e ka e ka quajtur ‘budallaqe’ deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu, pasi kjo e fundit e ka akuzuar Nagavcin se e ka financuar organizatën e motrës së saj për arsim.

Polemika mes dy deputeteve u nis gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim ku po diskutohej greva e mësimdhënësve.

Përplasja mes deputeteve përveç në sallën e mbledhjes ka vazhduar edhe na holle të Kuvendit.

Deputetja Nagavci i tha deputetes Haxhiu se do të takohen në gjykatë.

Mirëpo, polemikat mes dy deputeteve kanë qenë të njohura edhe më herët.

Deputetja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu, në seancën e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor 2018 e kishte akuzuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavcin, se po “plaçkitë” mësimdhënësit për trajnime duke paguar nga 250 euro.

“Nga të dhënat nga ministria e Arsimit që kam marrë, të trajnuar në programin udhëheqja arsimore ku po bëhet gjithë plaçka nga disa trajnues në mesin e tyre është deputetja Arbërie Nagavci e cila e ka një organizatë që udhëhiqet nga Krenare Lleshi e që ajo është motra e zonjës Nagavci”, ishte shprehur deputetja Haxhiu.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci i kishte quajtur të ulëta akuzat e koleges së saj.

“Është shumë e ulët, jo profesionale dhe tendencioze fjala e deputetes Haxhiu, duke marrë parasysh se ajo është edhe anëtare në Komisionin e Arsimit dhe duhet të kishte informata për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, tha kishte thënë Nagavci për KALLXO.com.

Ajo kishte shtuar se është trajnere e certifikuar nga disa organizata të njohura ndërkombëtarisht.

15 Janar 2019 - 16:53

Emirjeta Vllahiu 15/01/2019 - 16:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend