Teuta Haxhiu (AAK). Foto: Kallxo.com

Deputetja Haxhiu akuzon Nagavcin për 'plaçkitje' të mësimdhënësve

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, në seancën e Kuvendit të Kosovës te pika jashtë rendit të ditës, ka akuzuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, se po “plaçkitë” mësimdhënësit.

Haxhiu tha se mësimdhënësit në Kosovë po maltretohen për thirrje, për trajnime duke paguar nga 250 euro.

“Nga të dhënat nga ministria e Arsimit që kam marr, të trajnuar në programin udhëheqja arsimore ku po bëhet gjithë plaçka nga disa trajnues në mesin e tyre është deputetja Arbërie Nagavci e cila e ka një organizatë që udhëhiqet nga Krenare Lleshi e që ajo është motra e zonjës Nagavci”, tha Haxhiu.

Ajo tha se Nagavci po u bënë ftesa publike mësimdhënësve të regjistrohen për trajnim.

“Nagavci para 3 dite u ka bërë ftesë publike duke ju thënë se duhet të vijnë sa më parë se numri është i kufizuar”, tha Haxhiu duke shtuar se sipas kësaj organizate 250 euro mund të paguhen edhe me këste.

Haxhiu bënë ftesë që të lihen të lirë mësimdhënësit.

“Mos ti maltretojnë me trajnime që po bëhen me pagesë individuale. Ky është shqetësim”, tha Haxhiu.