Nga një mbledhje e qeverisë | Foto: KALLXO.com

Buxheti 2019, Haradinaj: Kuvendi është në pushime

Kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me votimin buxhetin e viti 2019, ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjnë në dinamikën e Kuvendit të Kosovës pasi që Kuvendi është në pushim.

“Procesi për miratim të buxhetit është i rregullt, kam pasur konsulta parlamentare. Çështja është që deputetët janë në pushim dhe nuk e kemi ndërmend me ndërhy në dinamikën e Kuvendit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë lidhur me koncept dokumentin e lojërave të fatit ka deklaruar se ka marrë shumë kritika dhe se është sulmuar shumë kohëve ët fundit

“Unë i kisha heq krejt këto lojëra të fatit nuk i kisha lënë fare në vendbanime. Kam qenë shumë i sulmuar kohëve të fundit për çështjen e lojërave të fatit“, tha Haradinaj.

Bedri Hamza, ministër i financave tha se ky dokument është obligativ, pasi që sipas tij qeveria e Isa Mustafës  dhe se ka bazën në Marrëveshjeje e Stabilizim Asociimit.

11 Janar 2019 - 12:36

Arta Sopi 11/01/2019 - 12:36
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend