Bislimi: Qeveria fajtore për grevat, SBAShK-u të bëhet më serioz

Kanë kaluar tashmë një javë që kur Sindikata e Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë ka shpallur grevën për të gjithë sistemin arsimor.

Greva e cila u shpall me 10 janar të këtij viti, u vendos në shenjë proteste për koeficientin e pagave për punonjësit e arsimit në Projektligjin për Paga, pasi që sipas tyre, ky ligj është diskriminues për të ta.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi tha se SBAShK-u duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj grevës së vendosur.

“Nuk është argument i sindikatave me dalë me thënë pasi për diçka paska pare duhet me pasë edhe për ne. Argument duhet me qenë çfarë niveli i përgjegjësisë është ky, a është në Kosovë arsimi një prioritet për të cilën ne mendojmë se mësuesi ka nivel të përgjegjësisë, a mendojmë që arsimi është një fushë e tillë ku ne mendojmë që arsimtari duhet me qenë i miredukuar , a i vlerësojmë këto dyja? Nëse i vlerësojmë këto dyja, atëherë duhet t’i përkthejë në mjete financiare. Mirëpo nuk është argument me dalë më thënë pasi po gjenden mjete për tjera sene duhet me gjetë edhe për neve”, tha ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ai po ashtu deklaroi se SBAShK-u duhet të bëhet më serioz në kërkesat e tyre.

“Edhe duhet njëherë e mirë më i tregu Sindikatës që duhet pak më shpejt me e gjet identitetin e ri, një sindikatë serioze. Askund në Europë nuk del as më thënë: Ne i duam 8% rritje”, tha Bislimi në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ai shtoi se Qeveria është fajtore për këto greva, pasi ia ka rritur vetes pagën për 100%, por se sipas tij Sindikata duhet të jetë mbi nivelin e Qeverisë.

“Qeveria e ka kriju vetë këtë situatë sepse ua rrit rrogat nga 30%, 50% dhe e ka krijuar këtë situatë që s’është problem tek paraja. Problemin e ka krijuar Qeveria, nuk e kanë krijuar sindikatat, por situata te sindikatat duhet mu përkthy që ata duhet me dalë mbi nivelin e Qeverisë, duhet me qenë më serioz se Qeveria dhe duhet me kuptu që roli i sindikatave nuk është vetëm me siguru të ardhura të larta ka edhe shumë sene që janë me rëndësi për punëtorët , për sigurinë më të madhe, për përgjegjësi më të madhe”, tha Bislimi.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) vendosi që greva e arsimtarëve të vazhdojë, pasi që oferta e bërë nga kryeministri Haradinaj dje për paga, sipas tyre nuk është ajo që ata e kërkojnë.

SBAShK merr vendimin për grevën

SBAShK-u kërkon që koeficienti për punonjësit e sistemit arsimor në Projektligjin për paga të rritet për 30%.

https://kallxo.com/gjnk/greva-e-mesimdhenesve-pasoje-e-premtimeve-elektorale/

21 Janar 2019 - 19:19

Arbisa Shefkiu 21/01/2019 - 19:19
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend