Drejtuesit e SBAShK sot në Komisionin Parlamentar për Arsim. Foto: Kallxo.com

SBASHK shpall grevën në arsim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se nga e hëna do të fillojnë grevën e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore.

SBASHK bënë të ditur se greva do të mbahet në shenjë proteste për koeficientin e pagave për punonjësit e arsimit në ligjin e pagave, pasi që sipas tyrë është ky ligj është mjaft diskriminues për të punësuarit në arsim.

“Greva fillon çdo ditë nga ora 9 deri në orën 12 për të gjithë grevistët e të gjitha ndërrimeve. Pas përfundimit të orarit të grevës të punësuarit lëshojnë objektin në të cilin është zhvilluar greva për të vepruar kështu çdo ditë të grevës. Gjatë periudhës sa zgjat greva e përgjithshme ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me punën në institucionet arsimore”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Tutje, SBASHK-u thuhet se pret angazhim të shpejtë e konkret të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me këto kërkesa në të kundërtën përgjegjësia për humbje të mësimit me muaj të tërë do të bie mbi këto organe.