Bie nga skelet, vdes 43 vjeçari në vendin e punës

Një burrë 43-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e punës në Lezhë të Shqipërisë, pasi është rrëzuar nga skela.

Policia bën më dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Pasi është rrëzuar nga skela, 43-vjeçari me iniciale M.SH ka marrë lëndime të shumta trupore.

“Shtetasi është dërguar në spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën”, ka njoftuar policia. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./RTV21