Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Avdullah Hoti Kërkon Shpërbërje të Kuvendit

Pasi pozita nuk votoi rekomandimet në lidhje me vendimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje pagash dhe kjo çështje sipas Kadri Veselit mbeti e hapur, Avdullah Hoti kërkoi që Kuvendi të shpërbëhej.

“Ne duhet të procedojmë sot me shpërbërje të Kuvendit, sepse s’ka kuptim. Nuk duhet të kalohet në pikën tjetër pa e kaluar kjo pikë”, tha Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së tha se ky grup nuk do të marrë pjesë në asnjë debat tjetër pa kaluar kjo pikë.

Hoti të premten në konferencën e LDK-së për gazetarë deklaroi se kjo parti pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit do të angazhohet për rrëzim të qeverisë.