ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Tri raste të dhunës në familje u raportuan për 24 orë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Sipas Policisë, një rast është raportuar në Prishtinë, një në Graqanicë dhe një në Pejë.

Në Prishtinë, Policia ka arrestuar dy grad he një burrë pasi që pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes tyre.

Të lënduarit kishin pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Graqanicë, Policia ka arrestuar një burrë pasi I njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe djalit të tij të mitur. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Pejë, Policia ka arrestuar një burrë që ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Viktima pas intervistimit me kërkesë të saj së bashku me dy fëmijë është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.