Ilustrim

Gjinden dy vajzat e raportuara të zhdukura në Pejë

Dy vajzat e zhdukura në Pejë janë gjendur nga Policia e Kosovës. Vajzat janë sjellë në stacionin e Policisë pasi organet e rendit kishin ndalur një qytetar në rrugë.

Viktimat në Polici kanë deklaruar se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar.

Sipas deklaratave të vajzave në Polici, nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё.

Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat kanë deklaruar se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt.

Vajzat ishin raportuar të zhdukura me datën 24 shtator. Në Polici janё paraqitur familjarёt e viktimave, tё cilёt kanë deklaruar se vajzat e tyre janё larguar nga shtёpitё e tyre nё fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, komuna Pejё me datё 23 shtator.