
Vetura godet 80- vjeçarin në rrugën Prishtinë-Pejë
01.10.2022 - 12:51
Një veturë ka goditur një qytetar të moshës 80- vjeçare sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor (rreth 80 vj.). I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”, ka thënë Krasniqi.