
ShSKUK: Bie vdekshmëria te foshnjat
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se vdekshmëria te foshnjat në këtë institucion ka rënë.
Gjithashtu ShSKUK ka njoftuar se kanë lindur 382 foshnje premature në Klinikën e Neonatologjisë kurse në Spitalet Regjionale kanë lindur 27.
“Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 6 muajt e parë të këtij viti janë trajtuar 4 mijë e 446 foshnje, të cilat janë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë. Vdekshmëria në Neonatologji, për pranimet nga Gjinekologjia, sipas të dhënave të raportit, ka rënë në 12.5 promila, kurse nga jashtë në 3.1%” – thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Po ashtu, ShSKUK ka njoftuar se në 6 muajt e parë të këtij viti janë lindur 4 mijë e 446 foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 6 muajt e parë të këtij viti janë trajtuar 4 mijë e 446 foshnje, të cilat janë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë” – thuhet në njoftim.