
Aksidentohen tri automjete në fshatin Gërlicë të Ferizajt, lëndohen dy persona
01.10.2022 - 14:09
Një aksident komunikacioni në mes të një kamioni, kamionete dhe një furgoni ka ndodhur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik në fshatin Gërlicë.
Sipas zëdhënësit të Policisë ëpr Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, nga ky aksident kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, një shofer dhe pasagjer.
Rruga për momentin është e bllokuar pasi që vendi i ngjarjes ka mbeturina që kanë rënē nga kamioni i kompanisë ‘Pastërtia’.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.