Asamblistja e VV-së në Lipjan: Imri Ahmeti më tha se nuk më ka pranu dhe se sa të është ky kurrë nuk do të punësohem

Asamblistja e LVV-së, Shahadije Bikliqi- Dragaqina në Kuvendin Komunal të Lipjanit ka reaguar në Facebook në lidhje me deklaratat e kryetarit të kësaj komunë Imri Ahmeti.

Bikliqi-Dragaqina në publikimin e saj ka shkruar se kryetari i komunës Ahmeti i ka thënë se derisa ai të udhëheqë me komunë e Lipjanit, asnjeherë nuk do të punësohet si zyrtare publike.

Bikliqi-Dragaqina ka publikuar edhe një ‘voice-recorder’ ku pretendohet se kryetari Imri Ahmeti i është drejtuar duke e përqeshur.

“Përpiqej të më intimidonte e shantazhonte se gjoja unë vite më parë pasna aplikuar në një konkurs të Komunës. Aplikimi në konkurse është e drejtë e qytetarëve, por deklarimi publik i Imri Ahmetit se ky nuk më ka pranu dhe se sa të është ky kurrë nuk do të punësohem, është vepër penale. Për këtë e ftoj prokurorinë t’i marrë regjistrimet e seancës së fundit dhe ta intervistojë atë”- ka shkruar asamblistja e VV-së.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti dhe i njëjti edne nuk ka dhënë një qëndrim kundrejt akuzave të Bikliqi-Dragaqinës.

Publikimi i plotë:

Qytetarë të dashur të Lipjanit e sidomos ju që e keni votuar, dëgjojeni me vëmendje kryetarin Imri Ahmeti i cili na doli tani të jetë edhe shantazhues e kërcënues së pari ndaj një gruaje dhe nëne së dyti ndaj një qytetare e së treti ndaj një anëtare të Kuvendit Komunal!

Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal të Lipjanit, Kryeyari i Komunës, Imri Ahmeti më reagon në mënyrë primitive, duke më bullizuar. Në këtë audio ( se Lipjani nuk e transmeton seancën) mund ta dëgjoni se deri ku mund të shkojë.

Po ashtu, përpiqej të më intimidonte e shantazhonte se gjoja unë vite më parë pasna aplikuar në një konkurs të Komunës. Aplikimi në konkurse është e drejtë e qytetarëve, por deklarimi publik i Imri Ahmetit se ky nuk më ka pranu dhe se sa të është ky kurrë nuk do të punësohem, është vepër penale. Për këtë e ftoj prokurorinë t’i marrë regjistrimet e seancës së fundit dhe ta intervistojë atë.

Kjo shpërfaq një kryetar që mundohet ta përdor një të drejtë të secilit qytetarë, atë të punësimit, për të më demotivuar dhe duke u munduar të ma ndaloj kritikën time ndaj punës së tij, ndaj keqmenaxhimit të tij e të keqpërdorimit të tij. Dhe për më tepër e pranon publikisht që është “Ai” që vendos e ka vendos edhe në të kaluarën se kush duhet të punësohet në Komunë e kush jo, thuajse ky institucion është pronë e tij private, zaten edhe ashtu sillet gjatë gjithë kohës. Dhe në fund sigurisht që organet kompetente duhet të angazhohen për këtë pjesë që ka elemente të veprës penale, pasi kryetari e pranon publikisht që prej kur ka ardhur në krye të komunës shumë të rinj e të reja e secili qytetar sikurse unë që ka aplikuar për punë vetëm është poshtëruar, malltretuar e çka jo tjetër derisa personi muaj përpara ka qenë i zgjedhur që do të punësohet tashmë, madje emrat kanë dalë prej zyrtarëve të LDK-së, dhe konkurset kanë qenë vetëm sa për ta plotësuar numrin e aplikantëve. Nga krejt kjo përballje e imja në këtë mbledhje me krejt ata burra që lëshonin zëra “shuj aty ti” duhet me kanë tepër karakter i fortë për me i përballu.

E kemi thënë vazhdimisht Imri Ahmeti është kryetar komune, i zgjedhur politikisht, ai mund të emërojë veç drejtorët e tij, por jo edhe shërbyesit civil që do të duhej me konkurs. Ne të gjithë e dimë që edhe për punësimin e mirëmbajtësve të shkollave, lista fillimisht shkon te Imriu, dhe zakonisht për të punësuar familjarët e tij e të kabinetit të tij, por me deklarimin publik ai po e konfirmon e po konsumon vepër penale.

E ne asambleistët e LVV-së jemi këtu për ta shpërfaqur fytyren e tij të vërtetë, siç nuk e njohin në publik. E do të vazhdojmë ta shpërfaqim përditë e edhe më shume.