Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Imri Ahmeti: Asamblistja e VV-së po hakmerret që s'e pranova në listë për asamble

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar pasi asamblistja e Vetëvendosjes, Shahadije Bikliqi- Dragaqina e akuzuar të njëjtin se ka ndikuar që ajo të mos punësohet.

Ahmeti përmes një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se asamblistja po hakmerret naj Ahmetit për shkak se nuk e kishte pranuar në listën për asambliste, e as si zëdhënëse komunale.

Sipas Ahmetit, pozita e zëdhënëses është pozitë politike.

“S’pari jeni selektive në pytjen tuaj. Duhet para fjalës time të dëgjoni fyerjet e saj, fjalorin e zhurmën e saj. Dëgjoje me vëmendje fjalën time. Kam deklaru që zëdhënse nuk e bëj sepse pozita e zëdhënses është pozitë me emërim politik. Ajo po shpërfaq hakmarrjen që nuk e kam pranuar as në listë për asamble para zgjedhjeve lokale, as në pozitën e zëdhënëses, as nuk do ta bëjë. Kjo ishte”, ka deklaruar Ahmeti.

Asamblistja e LVV-së, Shahadije Bikliqi- Dragaqina në Kuvendin Komunal të Lipjanit ka reaguar në Facebook në lidhje me deklaratat e kryetarit të kësaj komunë Imri Ahmeti.

Bikliqi-Dragaqina në publikimin e saj ka shkruar se kryetari i komunës Ahmeti i ka thënë se derisa ai të udhëheqë me komunë e Lipjanit, asnjeherë nuk do të punësohet si zyrtare publike.

Bikliqi-Dragaqina ka publikuar edhe një ‘voice-recorder’ ku pretendohet se kryetari Imri Ahmeti i është drejtuar duke e përqeshur.

Asamblistja e VV-së në Lipjan: Imri Ahmeti më tha se nuk më ka pranu dhe se sa të është ky kurrë nuk do të punësohem