Dëmtohet sërish kablloja optike e Policisë së Kosovës në veri

Kablloja optike e vendosur përgjatë rrugëve në fshatin Uglar të Zubin Potokut është dëmtuar mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate.

Sipas raportit të Policisë, kablloja optike është dëmtuar nga persona të panjohur. Kjo kabllo është pronë e Policisë së Kosovës.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rasti asgjësim, dëmim ose heqje e instalimeve publike.

Kabllot optike të Policisë së Kosovës janë dëmtuar edhe dia herë të tjera në periudhën e fundit.

Një kabllo me fibra optike është një kabllo rrjeti që përmban fijet e fibrave të xhamit brenda një shtrese të izoluar. Ata janë të dizajnuara për rrjetëzimin e të dhënave me shumë performancë të lartë. Krahasuar me kabllot e tjera, kabllot me fibra optike mund të transmetojnë të dhëna në distanca më të gjata.

Dëmtohet sërish kablloja optike e vendosur nga Policia e Kosovës përgjatë rrugës për në Bërnjak