Menaxhimi i mbeturinave bashkon kryetarët e komunave të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt

Kryetarët e komunave të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për menaxhimin e mbeturinave në këtë rajon, i cili është bashkëfinancim edhe i Bashkimit Evropian.

Ky memorandum ka ardhur pas një diskutimi disamujor mes kryetarëve të komunave dhe organizatës GIZ.

“Sot kemi arritur që ta përfundojmë një punë të rëndësishme, që është hapi fillestar për të konkretizuar projektin dhe mënyrën e menaxhimit të mbeturinave për regjionin tonë” – ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.