Ministria e Shendetesise 3

Foto: Denis Sllovinja

Ministria e Shëndetësisë: Të lajmërohen mjekët e papunë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje te të gjithë profesionistët shëndetësorë të cilët janë të papunë që të paraqiten pranë këtij institucioni.

Kjo thirrje, sipas Ministrisë, vlen për mjekët e përgjithshëm dhe specialistët e lëmive të ndryshme që posedojnë licencë.

“Duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të  paraqitën përmes postës elektronike të MSH: [email protected] si dhe  në dy  e-mail adresat e tjera: [email protected], [email protected]”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim thuhet po ashtu se të dhënat që kërkohen janë: Emri dhe Mbiemri, Data e lindjes, Vendlindja, Vendbanimi, Thirrja profesionale, Numri i licencës dhe Viti i përfundimit te studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët).

Ministria në këtë njoftim nuk ka dhënë ndonjë informacione se pse është duke kërkuar lajmërimin e mjekëve të papunë.