Foto: Policia e Kosovës/Facebook

I murosi 27 mijë euro në shtëpinë e tij, arrestohet 25 vjeçari

Një person i moshës 25 vjeçare është arrestuar dje pasi kishte murosur 27 mijë euro në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, 18 mijë euro kanë qenë të një qytetareje që kishte qenë duke udhëtuar për në Fushë Kosovë me taksi kurse shuma tjetër ende nuk dihet. Viktima me datën 21 shtator kishte vërjetur se i mungon një çantë me dokumente personale dhe para të gatshme 18 mijë euro që më pas e kishte lajmëruar policinë.

Pas kontrolleve hetimore nga Policia, të dyshuarit A.R i ishin gjetur paratë në një depo të murosur.

I dyshauri është dërguar në mbajtje për hetim të veprës shpërdorim i pasurisë së huaj kurse palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.