ATRC organizon konferencë me temë ‘Përtej margjinalizimit - Çfarë tani dhe çfarë më tutje’

Përfaqësues të institucioneve e shoqërisë civile kanë diskutuar sot në Prishtinë për mundësitë e fuqizimit të grupeve të margjinalizuara në shoqërinë kosovare.

Kushtrim Kaloshi, drejtor ekzekutiv i ATRC-së, ka vlerësuar se që nga viti 2015 programi për angazhim e barazi në partneritet me shumë organizata joqeveritare partnere është angazhuar në fuqizimin dhe rolin e organizatave partnere të shoqërisë civile në ngritjen dhe përfaqësimin e çështjeve të rëndësishme për grupet shoqërore të pa përfaqësuara mjaftueshëm.

Kaloshi tha se ky program ka punuar në drejtim të edukimit dhe ndërgjegjësimin publik në çështje me interes publik, avokimit në nivel nacional dhe lokal në funksion të krijimit, zhvillimit dhe zbatimit efikas të politikave dhe legjislacionit në fuqi duke synuar fuqizimin e grupeve të margjinalizuara dhe aty në nevojë në shoqëri.

“Janë të shumta sukseset dhe rezultatet e arrira falë ndërhyrjeve që janë bërë nga organizatat partnere të programit që nga vitit 2015 e këndej, janë me dhjetëra reagime të organizatave partnere të cilat tashmë janë bërë pjesë e politikave dhe ligjeve, dhjetëra akte nënligjore të iniciuara dhe aprovuara”, tha Kaloshi.

Këto deklarata Kaloshi i bëri gjatë konferencës së organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim me temë “Përtej margjinalizimit – Çfarë tani dhe çfarë më tutje?”.

Në këtë konferencë pjesëmarrëse ishte edhe Drejtoresha e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno e cila i bëri thirrje komunitetit në Kosovës që të punojnë së bashku, për një të ardhme më të mirë.

“E di që të gjithë ju bëni punë të rëndësishme në komunitetin tuaj. Siç e dini shumica prej juve, ne në USAID punën më të madhe e bëjmë mbi partneritetin. Edhe në logon tonë i shihni shtrëngimin e dy duarve, sepse ne nuk mund t’i bëjmë punët vetëm. Ne kemi nevojë për ATRC-në, kemi nevojë për ju të gjitha komunitetet që të bashkëpunojmë. Ku s’është koncept i ri, ne vetëm mund të bëjmë pak, ndërsa bashkë mund të bëjmë shumë”, shtoi Magno.

Drejtoresha Magno ndër të tjerash përmendi edhe punën e dobishme që bëjnë organizatat joqeveritare në vend, përfshirë BIRN-in.

“Shembulli i parë është ligji për organizata joqeveritare, ky ligj duhet të bëjë hapa para. Mos leni hapsëirë për korrupsion, e dimë që drafti ende është në Parlament dhe ende ka shumë punë. Shembulli i dytë është Forumi për gratë në ekonomi, e udhëhequr nga Zyra  e Kryeministrit. Tjetra është bashkëpunimi mes BIRN dhe ACDC, për të drejtat në pronë të grave, që kanë treguar se kjo çështje nuk është më tabu në Kosovë. Njerëzit po flasin këtë dhe gratë po kanë qasje në të drejtën në pronë”, tha ajo duke përmendur edhe shembull të tjerë.

LIVEATRC organizon konferencën me temë “Përtej margjinalizimit – Çfarë tani dhe çfarë më tutje?”

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 3 avril 2019