Adresa e suksesshme për ti denoncuar bizneset që i shkelin punëtorët

Platforma për raportimin e rasteve të abuzimit të të drejtave të punëtorëve e mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe  e implementuar nga BIRN dhe ATRC  ka inkurajuar qindra qytetarë të Kosovës që të raportojnë bizneset të cilat keqpërdorin të drejtat e punëtorëve.

Në nisje të këtij projekti në viti 2022 ishte lansuar fushata për vetëdijesimin e qytetarëve për të raportuar shkeljet e të drejtave të punëtorëve.

Për të lehtësuar raportimin anonim në kuadër të kallxo.com është krijuar një sektor i veçantë i raportimit anonim të bizneseve që nuk i respektojnë rregullat e sigurisë në punë.

Të dhëna tregojnë se deri më tani Kallxo.com ka pranuar rreth 300 ankesa anonime për biznese të ndryshme që i shkelin të drejtat e punëtorëve.

Në kuadër të aktiviteteve të platformës bizneset të cilat denoncohen për shkelje ndiqen në procedura të mëtutjeshme.

Fillimisht ekipe të gazetarëve të Kallxo.com hulumtojnë nëse raportimet janë të sakta ndërsa pas verifikimit informacionet ndahen me Adminstratën Tatimore të Kosovës dhe me Inspektoriatin e Punës.

Deri më tani mbi 70 biznese janë ndëshkuar nga raportimet e qytetarët i kanë adresuar në platformën për denoncimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

Ndëshkimet e bizneseve dhe të gjeturat janë publikuar në vazhdimësi në kuadër të emisioneve KallxoPernime.

Ju mund të ndiqni materialet e prodhuara në linkun e mëposhtëm ku shpërfaqen edhe rregullat e raportimit.

https://kallxo.com/shkeljet-e-te-drejtave-te-punes/

Gjithashtu për të lehtësuar edukimin e qytetarëve deri më tani janë publikuar mbi 20 mesazhe edukuese të cilat kanë arritur mbi 5 milion shikime në platforma si facebook e instagram.