Të rinjtë nga Drenica ia mësyejnë Himalajeve

Endrit Nura, Ertrit Xani dhe Berat Rexhepaj  (HappyHikersKosova ) nga Komuna e Skenderajt janë nisur për të shkuar në Everest Base Camp 5365m dhe majën Kala Patharn 5645m, në Himalaje të Nepalit.

Ata kanë treguar se do të ngjiten deri në kampin bazë i cili është 5365m dhe majen Kala Patharn 5645m.

Everesti është maja më e lartë në botë, me lartësi mbidetare 8,848 metra, pjesë e vargut të bjeshkëve të Himalajës, në mes të Nepalit dhe Kinës.

Kjo ekspeditë është mbështetur nga Drena dhe Rox.