Ruko Power - Investimi i radhës nga R&Rukolli Holding, mbi 100 vende të reja pune
R&Rukolli Holding, një ndër Kompanitë më të njohura në Kosovë dhe me gjerë, ka vazhduar me zgjerimin e gamës së produkteve cilësore.
Kompania R&Rukolli Holding që ka ndërtuar emër me produktet e bylmetit “Drena” po vazhdon fuqishëm zgjerimin e saj në treg edhe me produkte tjera të pijeve freskuese.
Këtë herë Rukolli ka prezantuar tri linja të reja produktesh – duke hyrë fuqishëm në kategorinë e pijeve freskuese dhe energjike.
Ruko Power – pije energjike vendore që pritet të jetë konkurrente serioze për brendet e njohura ndërkombëtare. Produkti është tashmë në treg dhe po shpërndahet nga Rukolli Distribution.
Panoni Ice Tea – çaj i ftohtë që do t’u përshtatet të gjitha shijeve, i dedikuar për ata të cilët preferojnë pije të lehta dhe natyrale.
Ruko Juice – linjë e re me lëngje premium frutash, që sjell shije të pastra dhe përbërje cilësore, të përpunuara me standarde të larta.
R&Rukolli Holding prezantoi së fundmi produktet e reja, përfshirë këtu edhe “Panna Cooking Cream Ruko” dhe dizajni i “Panoni Ice Tea” dhe “Ruko Power”, që tashmë janë nëpër dyqane.
Produktet janë të disponueshme në Pikat kryesore të shitjes në të gjithë Kosovën dhe janë pjesë e një plani më të gjerë të Kompanisë, për të zgjeruar portofolin dhe prezencën në treg.
R&Rukolli Holding ka dëshmuar ndër vite se di të ndërtojë brende që qëndrojnë gjatë dhe me këto produkte të reja po e konfirmon edhe njëherë seriozitetin e ambiciet e saj në tregun vendor. Dhe, jo vetëm.
Investimi i radhës i R&Rukolli Holding pritet që t’i krijojë edhe mbi 100 vende të reja pune dhe produkte të sigurta vendore për konsumatorët!