Këshilla të rëndësishme për fermerët që përdorin traktorin

Traktori është një automjet shumë i përdorur në punët bujqësore.

Në punët bujqësore, aksidentet më të shpeshta dhe shpesh vdekjeprurëse janë të lidhura me përdorimin e traktorit.

Njohja e rreziqeve të lidhura me përdorimin e makinës dhe përdorimi i pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse mund të ndihmojë operatorët në agrikulturë për të zvogëluar ekspozimin ndaj rrezikut.

Përmbysja e mjetit
Një nga aksidentet më të shpeshta është përmbysja e mjetit që mund të shkaktohet nga manovrat e papritura
në kushte të vështira, nga mbingarkesa e traktorit, nga mosbalancimi i ngarkesës ose i pajisjeve që barten.

Në rrugët në tatpjetë sidomos me mjetin në ngarkesë të plotë, përdorni marshet e ulët dhe mos vini në punë friksionin.

Duhen përdorur gjithmonë goma me një cilësi të lartë, për të punuar në terrene kodrinore ose në terrene të lagura.

Edhe pse projektimi i traktorit janë studiuar për përdorim jashtë rrugëve normale, është e nevojshme që të vlerësojmë
gjendjen e rrugëve të fshatit.

Në fakt, një pjerrësi e tepruar e terrenit, prania e disniveleve, e shembjeve, gropave, si dhe një rimorkio e ngarkuar me pesha të tepërta mund të shkaktojnë ngritje të mjetit (përmbysjen e pasme).

Për të shmangur këtë lloj aksidenti është e rëndësishme që kundërpeshat e përparme të jenë ato të parashikuara nga operatori.
Është gjithashtu e domosdoshme që të verifikoni dhe të respektoni pjerrësitë e përshkruara në “manualin e përdorimit dhe të mirëmbajtjes” së makinës, Përdorni gjithmonë rimorkio të pajisura me sistem frenues.

Para fillimit të ngasjes së traktorit duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe pedanave të ndotura me baltë, të cilat mund të shkaktojnë rrëshqitje dhe rrëzime.

Është e këshillueshme të mbajmë gjithmonë pedanat e pastruara nga balta dhe të përdorim gjithmonë këpucë kundra rrëshqitjes.