Creative Hub pranohet në Forbes Business Council

Këshillat e Forbes janë komunitete vetëm me ftesë, të cilët bashkojnë pronarët dhe liderët e bizneseve të suksesshme me njerëzit dhe burimet që mund t’i ndihmojnë ata të lulëzojnë.

Komuniteti vlerësues për pranimin e sipërmarrësve në këtë këshill zgjodhi Arijana Koskarovan – një ndër themeluesit e Creative Hub, bazuar në shtrirjen dhe thellësinë e ekspertizës së saj, si pjesëtaren më të re.

Kriteret e pranimit në këtë këshill përfshijnë gjithashtu një raport me metrika të sukseseve dhe arritjeve që Creative Hub ka prekur gjatë viteve, si dhe atyre profesionale dhe personale të vetë sipërmarrësit.

 “Ne jemi shumë të lumtur të mirëpresim Arijanën nga Creative Hub në familjen e këshillave të Forbes” – tha Scott Gerber, themeluesi i këshillave të Forbes.

Lexo më shumë në: https://profiles.forbes.com/members/business/profile/Arijana-Koskarova-CEO-Founder-Creative-Hub/6ebbcc4e-2c7a-4d9f-ab7e-6de2eb298603

Por, çka do të thotë kjo për startup-et kosovare?

Nëpërmjet kësaj arritje, Creative Hub do të afirmojë startup-et dhe dhe kompanitë në Kosovë, kështu duke promovuar shtetin tonë si një shtet inovativ dhe me potencial, që po nxjerrë startup-e, biznese dhe njerëz të suksesshëm.

Kjo është një arrtije shumë e madhe për Creative Hub si akademi. Pas sukseseve që kjo akademi ka pasur në Kosovë, Maqedoni të veriut dhe tani që po hap dyert e veta edhe në një kontinent tjeter, në Miami, SHBA.

Creative Hub gjithëmonë ka punuar që t’ju sjellë studentëve të vet, një mënyrë të klasit botëror të të mësuarit. Duke ju ofruar atyre mënyrë praktikë të të mësuarit, çertifikatë ndërkombëtare dhe ndihmesë që të punësohen, kështu duke ndihmuar jo vetëm studentët, por edhe kompanitë të cilat janë në kërkim të talentëve të rinjë.

Mëso më shumë rreth Creative Hub dhe se çfarë po bëjnë studentët atje duke klikuar link-un: https://creativehubkos.com/