Fillo me kurs falas, aftësohu dhe punësohu në profesionet më të kërkuara në botë

Sot shumë njerëz dëshirojnë të ndryshojnë karrierën e tyre apo të fitojnë aftësi të reja. Por, meqenëse gjatë këtyre viteve tregu i punës ka ndryshuar shumë, janë shtuar edhe dilema se çfarë karriere të zgjedhim apo cila na përshtatet më shumë.

Profesionet si Data Science, Front-End, Marketingu digjital apo dizajni grafik, janë vetëm disa nga shumë profesionet që po kërkohen me të madhe në tregjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Kjo rritje e interesimit ka quar edhe në rritje të pagesës për këta profesione, ku shumë kompani janë të gatshme të paguajnë shifra të mëdha në mënyrë që ti kenë ata në ekip.

Shumë akademi të mirëfillta ofrojnë trajnime dhe certifikime për profesionet më të kërkuara por, përsëri është një risk dhe gjithmonë ekziston dilema se cilin trajnim të zgjedh dhe a do të bëj zgjedhjen e duhur.

Akademia profesionale, Creative Hub po ofron kurs falas për të gjithë ata që janë të pasigurtë për zgjedhjen e tyre. Ky kurs do jetë një parapërgatitje për cilindo trajnim që ke zgjedhur dhe do të ndihmojë të vendosësh për profesionin tënd të ardhshëm.

Pse duhet të aplikoj në këtë kurs falas?

E para, është pa rrezik pasi që është FALAS dhe së dyti, i gjithë kursi bazohet në praktikë, ku do të punosh në projekte praktike reale dhe detyra që do të jepen gjatë kursit.

Po çfarë pastaj?

Ne i kemi katër hapa që do të çojnë në sukses:

Hapi i parë: Bashkohu në kursin falas dhe zbulo nëse kjo karrierë bën për ty;

Hapi i dytë: Apliko për akademinë profesionale dhe trajnohu nga ekspertë të fushës;

Hapi i tretë: Certifikimi;

Hapi i katërt: Fillimi i rrugëtimit në një karrierë të re dhe fitimprurëse;

Pse Creative Hub?

Sepse ne kemi 100% përkushtim ndaj suksesit të studentëve tanë. Ekipi ynë do të bëjë gjithçka që mundet të ndihmojë që të gjesh një punë dhe të fillosh një karrierë në cilëndo akademi që ti do të zgjedhësh.

Cilat janë këto kurse?

Creative Hub ofron kurse falas për të gjitha akademitë që posedon, më poshtë keni drejtimet dhe linqet ku do të mund të aplikoni për kursin tuaj falas.

Akademia e Data Science: https://creativehubkos.com/data-science

Akademia e Front-End: https://creativehubkos.com/front-end

Akademia e Digital Marketing: https://creativehubkos.com/digital-marketing

Akademia e Graphic Design: https://creativehubkos.com/graphic-design

Akademia e Burimeve Njerëzore: https://creativehubkos.com/hr

Are you ready to jump into the brave new world? – Nëse po, atëherë mos e humb, kurset fillojnë me 1 mars. Apliko tani!