Front-end, njëra nga punët më të paguara në Kosovë

Duke qenë se zhvillimi i teknologjisë ka marrë një hov të madh globalisht, hov të madh ka marrë edhe interesimi për të pasur një karrierë në këtë drejtim.

Mungesa e madhe e zhvilluesve/programerëve ka bërë që shuma për t’i poseduar ata në kompani të rritet dhe rreth 74% e kompanive janë të gatshëm të paguajnë rreth 20 zhvillues, në mënyrë që të mbulojnë nevojat e tyre.

Në Kosovë paga për një Junior Programer, fillon nga 400€ deri në 500€, duke vazhduar me Business Analyst / Project Manager 900€ – 1200€, dhe me pagë 1200€ – 1600€ për Senior programerët me +5 vjet eksperiencë.

Kosova me një popullsi, ku 42% e saj është nën 25 vjeç, ka potencialin që shumë shpejtë të bëhet një burim i denjë i këtyre zhvilluesve, gjithçka ju nevojitet është edukimi i duhur dhe një diplomë EU që Creative Hub dhuron në fund të programit 9 mujor për Front-end development ( https://creativehubkos.com/front-end/ ), program ky i krijuar nga vetë programerë dhe ne jo kot e quajmë “Nga programerët për programerët”.

Dëshiron të punosh si Front-end developer, por s’ke njohuri të mjaftueshme?!

Pa problem. Programerët gjithashtu ndërtuan një program para përgatitës që zgjat 4 javë për ata që kanë nevojë për njohuri paraprake dhe kur të fillojë akademia e cila përfshin monitorim 1 me 1 dhe ligjërata në grupe, ata të jenë gati.

Gjatë periudhës së studimeve, studentët do të kenë qasje në platformën tonë të punësimit ( https://creativehubkos.com/HiringPlatform/ ), ku kjo do ju mundësojë atyre t’ju bien në sy kompanive të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës dhe të punësohen nga ta.

Edhe kur akademia të mbarojë, studentët do të lidhen me kompani të ndryshme kombëtare, por jo vetëm. Duke qenë se në nëntor të këtij viti Creative Hub do të hap zyrat e saja edhe në SHBA, ata do t’ju prezantohen edhe kompanive të huaja të cilat do ofrojnë punë në distancë, një mundësi shumë e mirë për ata që synojnë tregun ndërkombëtar.

Akademia e Front-end fillon me 20 tetor dhe ka vetëm edhe 7 vende të lira.

Koha është resursi i vetëm që ke. Mos e qo dëm, shfrytëzoje dhe krijo një karrierë të qëndrueshme tani!