E ardhmja e vendeve të punës - Cili profesion do të kërkohet në të ardhmen?

 

Bota është vazhdimisht në lëvizje.  10 vjet më parë, ne kishim një botë pa iPhone, Instagram, TikTok. Revolucioni që internet of things bëri për ne është lidhja dhe kjo lidhje krijoi një grup të madh informacionesh të disponueshme që ndryshe njihen si data.

Për shembull le të marrim Covid-19, njerëzit që dinin të bënin vetëm një punë dhe kishin një aftësi të vetme, si kamarierët, agjentët e turizmit, muzikantët, artistët, performuesit, ishin të zënë ngushtë dh të friksuar për të ardhurat e tyre.

Kërkesa për aftësi të reja nuk ka lindur vetëm për shkak të pandemisë por kjo situatë na mësoi se ne gjithmonë duhet të kemi një Plan B në jetën tonë ose ndryshe ekzistenca jonë do të vihet në rrezik.

Në raportin e fundit, The World Economic Forum shkroi se nga viti 2025 rreth 50% e punëtorëve do ju nevojitet të riaftësohen dhe të fitojnë njohuri të reja.

Sipas LinkedIn dhe WEF kërkesa për shkencëtarët e të dhënave do të jetë e një niveli shumë të lartë.

Sipas këtij forumi, kërkesa për aftësitë e Data Science nuk limitohet vetëm në sektorin e IT-së, por çdo kompani e cila punon me Data do të ketë nevojë për inxhinierët e të dhënave në ekipin e vet.

Punë të tilla, si specialistët e inteligjencës artificiale apo inxhinierët e të dhënave, në të cilat aftësitë e data science janë më thellë të zbatueshme, parashikohen të jenë ndër profesionet më të kërkuara në shumicën e industrive deri në vitin 2022 dhe numri i nevojshëm për këta inxhinierë shkon deri në 85,000.

Tregu i punës po ndryshon me ritme të shpejta dhe burimet e të dhënave po hedhin dritë mbi përbërjen e tij me një thellësi dhe dinamikë të re që nuk ekzistonte më parë.

Në raportin e “The World Economic Forum”, më tej thuhet se, në valën e parë të dixhitalizimit të dhënat mund të shiheshin thjeshtë si një nënprodukt i aplikacioneve dixhitale, sistemeve operative dhe platformave. Kurse sot, të dhënat, gjithnjë e më shumë njihen si një aset shumë i rëndësishëm që mundëson zhvillimin e mëtutjeshëm të fushave, si inteligjencës artificiale, që qon në përmirësimin e shërbimeve përmes efikasitetit të procesit dhe të japë rezultate më të mira për klientët.

Data Science si trend, ka filluar të zbatohet edhe nga shumë kompani vendore gjithashtu. Ata janë vazhdimisht në kërkim të profesionistëve së shkencave të të dhënave dhe janë të gatshëm të paguajnë shifra mjaftë të kënaqshme për ta.

Data Science është një profesion, të cilit njerëzimi do t’ja ketë nevojën edhe për një kohë shumë të gjatë. Pse nuk e shqyrton si mundësi dhe të ndërtosh një karrierë, e cila do të jetë e qëndrueshme edhe nëse variante të reja të COVID-19 do të shfaqen vazhdimisht?

Apliko në akademinë Creative Hub ( https://creativehubkos.com/data-science/ ) dhe merr aftësi nga ligjëruesit më me eksperiencë në Balkan.

Ndërto një karrierë e cila nuk do t’ju lëkund nga karrigia edhe nëse shfaqen sëmundje globale dhe të ndodhin lockdown-e të njëpasnjëshme.

Akedemia fillon me 10 nëntor, 2021. Apliko në [email protected]

Pssst..vetëm edhe disa vende të lira kanë mbetur!