Akademia Kosovare Creative Hub fiton çmimin ndërkombëtar Miami Fundraising Stage

Qendrës profesionale edukative Creative Hub (https://creativehubkos.com/ ), dje ju dorzua çmimi fitues në Global Fundraising Stage në Miami të Floridas.

Creative Hub ishte i vetmi startup nga Europa, të cilit ju dorëzua çmimi global për ndikim (Global Impact) në evenimentin WBAF Miami. Kjo është një arritje shumë e rëndësishme për vendin pasi që u jep mundësi të gjitha startup-eve Kosovare të zgjerojnë idetë e tyre biznesore në SHBA, sikurse qëllimi kryesor i gjithë këtij evenimenti ishte mbledhja e fondeve në mënyrë që të zgjerohen mundësitë e bërjes biznes në SHBA.

Evenimenti ishte organizuar nga “WBAF Angel Investment Fund” në bashkëpunim me universitetin e “Miami Insitute per Data Science” dhe “Computing”.

“Kjo do të thotë një arritje shumë e madhe për neve si një startup rajonal i krijuar në vitin 2017, ku qëllimi kryesor ka qenë t’i ndihmojmë njerzit të fitojnë aftësi, t’i bëjmë gati për treg dhe të punësohen. Modeli ynë i punës u njoh dhe u vlerësua nga juria kryesore si një model biznesi që do të mund të zhvillohej në Shtetet e Bashkuara. Ajo që është me interesante është historia e suksesit e studentit tonë 18 vjeçar nga akademia e Data Science në Kosovë ( https://creativehubkos.com/data-science/ ), Oltit, që në ja prezantuam jurisë. Olti u regjistrua në akademinë tonë të Data Science me qëllim që të përgatitet për universitet dhe të ndërtojë një karriere të mirëfilltë në fushën e shkencës së të dhënave. Sot, Olti punon si analist i të dhënave në kompaninë Quantrix dhe në jemi shumë krenar me suksesin e tij, thotë Arijana Koskarova, themeluese e Creative Hub – Kosovo.

“The Global Fundraising Stage” është një platformë ndërkombëtare bashkë-investuese për investitorët, startup-et, scaleup-et dhe bizineset e zhvilluara të cilat synojnë të arrijnë globalizim duke mbledhur fonde nga investitorë të kualifikuar.

Regjistrimet për muajin tetor në “Creative Hub” sapo kanë filluar. Personat të cilët janë të interesuar të fitojnë aftësi profesionale, të marrin pjesë në hackathons, të marrin pjesë në projekte akademike, të kenë profilin e tyre në platformën tonë të punësimit, mund të aplikojnë për Digital Marketing, Data Science, Front-end, Burimet Njerëzore dhe akademinë e Dizajnit Grafik.

Ndërtoje karrierën tënde. Bashkohu me Creative Hub! – https://creativehubkos.com