Lansohet Platforma e Parë e Punësimit në Kosovë

Creative Hub (qendra udhëheqëse për trajnime dhe komunitet në Kosovë) ka lansuar Platformën e parë të Punësimit që ka për qëllim të lehtësojë lidhjen midis kompanive dhe studentëve.

Ekipi i Creative Hub në dy muajt e fundit punoi jashtëzakonisht shumë për të ofruar një platformë që do të ndihmojë studentët e Creative Hub të gjejnë punë në vendin ku jetojnë apo dhe ndërkombëtarisht.

Platforma hiring.creativehubkos.com është e lehtë për t’u përdorur është plotësisht falas për kompanitë dhe studentët.

“Ne kemi operuar në Kosovë për një vit e gjysmë tashmë dhe kemi tejkaluar numrin e mbi 100 studentëve të regjistruar në Akademitë tona. Studentët tanë po kërkojnë një ndryshim në karrierë, një vend pune, një projekt të pavarur ose praktikë. Përmes procesit “punësimi përmes projekteve”, ne kemi arritur të punësojmë më shumë se 20 studentë nga Akademitë tona në shumë kompani lokale si Ipko, XYZ, KFC, The North Unicorn, ASHA, NLB Bank etj. dhe në ato ndërkombëtare”, njofton Creative Hub.

“Ne jemi në dijeni që epoka e dërgimit të një CV është duke u zbehur dhe rekrutuesit kanë nevojë për burime më të shpejta për të gjetur talentë për kompanitë ku ata punojnë. Ne kemi ndërtuar një platformë ku ju mund të shihni aftësitë, talentet dhe rezultatet e studentëve tanë në një vend dhe do mund të lidheni me të gjithë vetëm me një klikim“, bëhet e ditur tutje në njoftim

Pse Platforma e Punësimit të Creative Hub është mjeti më i mirë në treg? Sepse ju do të keni akses në talent të cilët investojnë në ngritjen e tyre, me një tarifë 0% për ju.

Ne gjithashtu inkurajojmë të gjitha kompanitë e punësimit që dëshirojnë të provojnë modelin tonë të partneritetit inovativ të na kontaktojnë në [email protected]

Për të hyrë në platformën e punësimit klikoni: hiring.creativehubkos.com