Kryetari i Prishtinës takohet me operatorë të transportit publik dhe përfaqësues të BKT-së 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me operatorët e trasportit publik dhe përfaqësues të Bankës Kombëtare Tregtrae (BKT).

Kështu ka njoftuar, Rama përmes një shkrimi, të entjen më 06.02.2025. 

Siç shkruan ai, gjatë takimit me ta është dikskutuar për mbarëvajtjen e reformës, përmirësimin e procesit, kushteve rrugore dhe modernizimin e autobusëve, duke përfshirë edhe ata elektrikë. 

“Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është edhe zgjerimi i partneritetit me BKT, me të cilët biseduam për mbështetjen financiare në përtëritjen e flotës private të autobusëve urbanë”- ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit, mori kritika lidhur me vendimin e Komunës së Prishitnës për sistem të unifikuar të trafikut urban – përfshirë Operatorët privat që lidhin fshatra të Komunës.

Nga 02.01.2025 qytetarët e Prishtinës kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat – përfshirë Operatorët privatë, që po ashtu operon sipas këtyre kushteve.

Çmimet e biletave – sipas këtij Vendimi – që aplikohen edhe në linja që lidhin fshatrat me qytetin janë si në vijim: 0.50 cent për një udhëtim të vetëm; 0.80 cent për biletën ditore (e vlefshme për të gjitha linjat); 4 euro për biletën javore; 12 euro për biletën mujore për studentë; 13,50 euro për biletën mujore për qytetarë. Një biletë e tillë mund të përdoret brenda 12 orëve në secilën linjë të trafikut urban.Ndërkaq, më 16.01.2025, pjesëtarë të Shoqatës së autobusëve “Llapi”, të linjës Podujevë – Prishtinë patën protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj Vendimit të Komunës së Prishtinës për sistem të unifikuar të trafikut urban – përfshirë Operatorët privat që lidhin fshatra të Komunës.Sipas tyre ky Vendim i Komunës i dëmton ekonomikisht. Si shenjë proteste, pronarët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë nuk i kanë lejuar të qarkullojnë autobusët që janë të Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq, pakënaqësitë për unifikimin e transportit të autobusëve të Trafikut Urban, sidomos të linjave të transportit nga Komuna e Podujevës janë diskutuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, më 31.01.2025.

Pakënaqësitë për unifikimin e Trafikut Urban, Rama thotë se ka inicuar bashkëpunim me Komunën e Podujevës