90,81% e punonjësve të arsimit në Komunën e Prishtinës janë vaksinuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se 90,81% e punonjësve të arsimit në Komunën e Prishtinës janë vaksinuar.

“Sipas të dhënave që kemi kalkuluar gjatë kësaj jave, rezulton se 90,81% e punonjësve në fushën e arsimit në Komunën tonë tashmë janë të vaksinuar”, ka shkruar Ahmeti në llogarinw e tij nw rrjetin social Facebook.

Ai potencoi se, Komuna është përkujdesur që të pajisë shkollat me mjetet e nevojshme për mbrojtje nga infektimi.

“Drejtoria e Arsimit po ashtu ka pajisur të gjitha shkollat me mjetet e nevojshme dhe infrastrukturë, për mbrojtjen e nxënësve dhe punonjësve të arsimit nga rreziku i infektimit”, shtoi i pari i Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka gjithsej 3,155 punonjës të arsimit, prej tyre me dozën e parë janë vaksinuar 1,078, persona kurse me dy dozat 1,787 mësimdhënës e punonjës shkollash. Në mesin e të pa vaksinuarve janë 290 punonjës të arsimit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë deri sot me dozën e parë të vaksinës në gjithë Kosovën janë vaksinuar 1.129.250 qytetarë apo 40.1% e popullsisë, ndërsa me dozën e dytë 412.523 mijë apo 23.4% e qytetarëve.