Arrestohet një person, u kap me kokainë

Në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Siç njofton Policia i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ëshët dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese  me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu Policia njofton se gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Llapi” në Obiliq, janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit janë vetaksidentuar dhe pas kontrollit në veturë u janë gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë  pasi që të njëjtit nuk janë ndaluar me veturë në një pikë kontrolli, duke ikur janë vet aksidentuar. Në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 400 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistës dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia.