Konferenca | Foto: KALLXO.com

Apostolova: Është Detyrim që Demarkacioni të Kryhet Nesër

Teksa doli në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova e konsideroi thelbësore dhe detyrim kalimin e marrëveshjes së demarkacionit nesër në Kuvendin e Kosovës.

Ajo pati edhe porosi për klasën politike të Kosovës.

“Po e përfundoj duke thënë: ndihmonani neve që ne t’u ndihmojmë juve”, tha Apostolova.

Ajo përshëndeti deklaratën e dy presidentëve Thaçi-Vujanoviq dhe deklaroi se është e lumtur nga marrëveshja e së shtunës mes subjekteve të koalicionit qeveritar dhe LDK-së në lidhje me votimin e demarkacionit.

Apostolova foli edhe për ardhjen e zyrtarëve të lartë europianë në Kosovë- presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, përfaqësueses së lartë Federica Mogherini dhe komisionarit Johannes Hahn.

Tha se të= gjithë vijnë bashkë për ta konfirmuar përkrahjen për Kosovën.

Edhe Kadri Veseli foli për demarkacionin. Tha se kosovarët do të marrin lajm të mirë nesër.

“Liberalizimi i vizave do të ndodhe de demarkimi do të votohet, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një lajm të mirë dhe ne do ta sjellim këtë lajm të mirë nesër, për këtë jam i sigurt”, tha Veseli.

Veseli e lidhi kalimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend me raportet globale.

“Kush është me zvogëlu prezencën e Rusisë dhe me forcu atë të BE-së dhe ShBA-së e voton nesër demarkacionin”, tha Veseli.