Ilustrim

Aksidenti në Fushë-Kosovë, u lëndua motoçiklisti

Në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë mes një veture dhe një motoçiklete është lënduar motoçiklisti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës.

KALLXO.com raportoi për këtë aksident që ndodhi mes një veture Fiat Punto dhe një motoçiklete në një udhëkryq në Fushë-Kosovë.

Një qytetar dërgoi në adresë të KALLXO.com këto foto nga vendi i ngjarjes.