Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Drenas.

Një tren është përplasur me një veturë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas zëdhënëses së Policisë, aksidenti mes trenit dhe veturës ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Në këtë aksident përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar”, tha Florie Ahmeti për KALLXO.com.