Aksidenti te Konviktet e Studentëve - Foto: KALLXO.com
Aksident Komunikacioni te Konviktet e Studentëve
27.2.2018 - 20:10
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në udhëkryqin te Konviktet e Studentëve, në Prishtinë.
Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihen dy vetura të aksidentuara në semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Agim Ramadani”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit as nëse ka të lënduar në këtë aksident.
Aksidenti ka ndodhur në kohën kur në Prishtinë ka reshje të dendura të borës.
Këto janë fotot e dërguara në KALLXO.com nga qytetari.