Agim Bahtiri thirr mbledhje për 'bashkimin e Mitrovicës' (DOKUMENT)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thirrur mbledhje urgjente të Kuvendit të Komunës për bashkimin e Mitrovicës përkatësisht inicimin e ndryshimit të ligjit NR.03/L-041.

“Inicimi i ndryshimit të ligjit ligjit NR.03/L-041 për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim bashkimin e Mitrovicës”, thuhet në  njoftimin e kësaj komune.

Mbledhja e thirrur do të mbahet të premten në ora 11.

Kryesuesi i Asamblesë, Jeton Ujkani, ka konfirmuar se mbledhja është thirrur me kërkesë të kryetarit Agim Bahtiri me qëllim që të diskutohet ligji në fjalë.