Ymeri: Rryma do të na Kushtojë 40 % më Shtrenjtë
14.12.2017 - 10:51
Visar Ymeri tha sot në Kuvend se rryma pas ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re do të kushtojë 40m për qind më shtrenjtë.
Ymeri tha se çmimi i rrymës qysh tash është i papërballueshëm për qytetarët.
Ai projektin për Termocentralin “Kosova e Re” e vlerësoi projektin më të madhe në të cilin është përfshirë qeveria e vendit.
Por Ymeri këtë projekt e cilësoi edhe më jotransparentin.
Marrëveshja për termocentralin e ri do të nënshkruhet më 20 dhjetor.
http://kallxo.com/marreveshjet-per-termocentralin-e-ri-nenshkruhen-20-dhjetor/