Foto: Facebook

VV: Po Përgatisim Kallëzim Penal ndaj Beqir Kalludrës

Me anë të një komunikate, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi sot se po përgatit kallëzim penal ndaj kryetarit të trupit gjykues në rastin e deputetëve të saj të akuzuar për lotsjellësin në Kuvend.

Vetëvendosja bëri të ditur se kur ta ketë gati kallëzimin do ta dërgojë atë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në Zyrën e Prokurorit Disiplinor.

Vetëvendosja në komunikatë dha edhe arsyet pse do të ngre kallëzim penal ndaj Kalludrës.

“Gjyqtari Kalludra, mbante haptazi anë dhe u jepte dëshmitarëve këshilla sugjestive, sa herë që ata mirreshin në pyetje nga deputetët tanë në këtë seancë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Ky subjekt politik përmend edhe përjashtimin e djeshëm të të akuzuarës Donika Kadaj- Bujupi nga seanca.

“Ky gjyqtar shkoi aq larg sa që deputeten Donika Kadaj-Bujupi e nxorri nga seanca, vetëm se ajo i bëri pyetje deputetit Nuredin Ibishi, mbi veprimet faktike nga e kaluara e tij”, thuhet  më tutje në komunikatë.

KALLXO.com e ndoqi gjatë tetë orëve të djeshme seancën kundër deputetëve të VV-së.

Gjithçka që Ndodhi në 8 Orët e Seancës për Lotsjellësin në Kuvend

Vetëvendosja më herët i ka kërkuar kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtin]ë përjashtimin e trupit gjykues me në krye Kalludrën nga gjykimi i deputetëve për lotsjellësin, me arsyetimin se ai është i anshëm.

Sipas VV-së, i njëjti trup gjykues ka dënuar edhe aktivistët e saj për sulmin në Kuvend vitin e kaluar me granatahedhës.

Edhe në seanën e djeshme Albulena Haxhiu kërkoi përjashtimin e trupit gjykues nga kjo çështje, por më pas e tërhoqi këtë kërkesë.

http://kallxo.com/albulena-haxhiu-bie-pishman-per-kalludren/